Lënda plasëse është vendosur në derën e jashtme të banesës...
Qarku i Shkodrës nuk gjen qetësi. Pas atentateve brenda Shkodrës dhe vrasjeve në Velipojë, këtë herë ka pasur shpërthim tritoli në Vaun e Dejës.
Behet me dije, se lënda ka plasur në fshatin Bushat, në banesën e Filip Dodajt, 62 vjeç.
Sipas burimeve, lënda plasëse është vendosur në derën e jashtme të banesës. Nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, teksa dyshohet se ka qenë një mesazh paralajmërues.
“Rreth orës 21:10, ne fshatin "Bushat", Vau i Dejës, në portën e jashtme të banesës së shtetasit F. D., 62 vjeç, është hedhur një sasi e vogël, dyshohet lëndë plasëse. Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale”, thekson policia.
Për mediat foli dhe pronari i banesës. Ai ka mohuar kofnliktet. "Ndodhi rreth orës 10:10-10-15 se nuk isha në shtëpi unë. Shihet një person i maskuar dhe ka ikur në atë drejtim prapë, vetëm, në këmbë. Nuk kam asnjëlloj problem me asnjë njeri", tha Dodaj.
Muajin e fundit, rrethi i Shkodrës ka qenë në krye të listës sa u takon atentateve dhe vrasjeve. Ngjarja më e rëndë ishte ajo që ndodhi më 30 gusht, ku në një lokal u vra Elis Rroshkodoli, 36 vjeç. Ai u qëllua me 14 plumba, teksa më pas u arrestua një 26-vjeçar dhe u shpallën në kërkim bashkëpunëtorët e tij.
Më 7 shtator, boksieri i njohur i Vllaznisë Arjon Kajoshi i shpëtoi një atentati në rrugën “Partizani” të Shkodrës. 27-vjeçari lëvizte me fuoristrade ‘Range Rover’. Ai u qëllua me 4 plumba pistolete, por shpëtoi pa lëndime dhe u largua me vrap në lagjen Rus. Ndërsa policia ka mundur te identifikoje menjëherë autorin, Alban Bruci. Shkak i atentatit të dështuar dyshohet se ishte hakmarrja.
Ngjarja e radhës ndodhi më 8 shtator. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:50, në fshatin "Golem" ku Mario Kroni plagosi me armë zjarri, 29-vjeçarin Renaldo Kola.
Tritoli sot është ngjarja e radhës. Edhe pse nuk është brenda në Shkodër, Vau i Dejës është pjesë e rrethit të Shkodrës dhe kështu duket se vijojnë ngjarjet kriminale. /Pamfleti
Lini një Përgjigje