TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Shtator 2024, 19:31

Kush është 36-vjeçari shqiptar që u plagos në mes të Athinës? Në vitin 2006 u dënua për vrasje

Shkruar nga Pamfleti

Kush është 36-vjeçari shqiptar që u plagos në mes

Zbardhet identiteti i shqiptarit që mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Athinë.

I plagosuri është identifikuar si Florian Bajraktari, 36 vjeç nga Tirana. Në vitin 2006, ai është arrestuar për vrasje në bashkëpunim, ngjarje e ndodhur ne Lasithiou, Greqi. Ai është liruar me kusht në vitin 2018 dhe në vitin 2020 është arrestuar ne Kalithea të Athinës për lojëra fati.

Sipas asaj që u bë e ditur nga autoritetet policore, ka dëshmi që thonë se i plagosuri lëvizte me motoçikletë dhe ndiqte disa persona të tjerë me të cilët shkëmbyen të shtëna. Por sipas versionit më të fundit dyshohet se nga një fuoristradë është hapur zjarr ndaj tij, i cili ndodhej në një kafene në vendin e ngjarjes.

Ai është sulmuar nga një makinë Jeep dhe u qëllua 7 herë. Duke nisur nga numri i gëzhojave të gjetura, paraprakisht mendohet se është një atentat.

 

Lini një Përgjigje