
Një i ri shqiptar ka humbur të gjitha paratë e tij në një kazino në Silea të Italisë. Kjo është bërë shkak që ai të kërcënojë punonjësen që t’i kthente paratë e humbura.
Sipas mediave italiane, 24-vjeçari pas humbjes së parave në lojërat e fatit kërcënoi me thikë punonjësen e kazinosë.
Por në këtë moment, gruaja është shtirur si e sëmurë dhe është rrëzuar përtokë.
Klienti, i cili mesa duket e kishte kuptuar gabimin, u shqetësua seriozisht për gjendjen shëndetësore të punonjëses dhe ka njoftuar policinë.
Pavarësisht veprimit të shqiptarit, policia informoi organet e drejtësisë për të hetuar rastin.
Lini një Përgjigje