
Policia ka reaguar mbi shpërthimin me tritol në Lushnje. Pak më parë u raportua se një banese ju vendos tritol. Sipas policisë në banesë aktualisht nuk banon njeri dhe ka pasur vetëm dëme materiale.
"Rreth orës 22:00, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, pranë banesës së shtetases R. T.,(e cila është e pabanuar), është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Po kqyren kamerat e po vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve", njofton policia.
Mësohet se në këtë banesë ka jetuar më parë Altin Lamçe dhe ai është sulmuar me tritol dhe 3 herë të tjera.
Lini një Përgjigje