
Të shtënat me armë zjarri në vend nuk janë ndalur as në natën e Krishtlindjes. Ndonëse duhej të ishte një mbrëmje paqeje dhe të gjithë të tregojnë dashuri e mirësi, në fakt në vendin tonë krimi nuk di të ndalet.
Një biznes është sulmuar me armë zjarri pak më parë në Fier. Një person ka qëlluar ndaj një berberhane, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Policia ka identifikuar personin dhe është vënë në ndjekje të tij.
“Rreth orës 15:30, në fshatin Fermë Çlirim dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të berberanës së shtetasit B. K., 33 vjeç. Nga të shtënët nuk ka persona të dëmtuar. Shërbimet e Policisë të Forcës Operacionale dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e shtetasit G. M. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.
Por një ngjarje akoma më e rëndë ka ndodhur në Kamëz. Një person ka hapur zjarr ndaj dy vëllezërve. Shkak dyshohet të ketë qenë një sherr i momentit. Një person ka xhiruar gomat para një biznesi dhe pas sherrit, i riu me makinë ka hapur zjarr ndaj vëllezërve.
“Më datë 24.12.2023, në rrugën “OSBE”, në Kamëz, shtetasi J. K., 33 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasve I. H., 45 vjeç, dhe A. H., 39 vjeç, dhe më pas është larguar. Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip “Golf”, i autorit të dyshuar, dhe vijon puna nga shërbimet e Policisë, për kapjen e tij. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Lini një Përgjigje