TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Dhjetor 2023, 22:18

Shpërthim në Lushnje, i vihet tritol për herë të katërt banesës së tregtarit

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthim në Lushnje, i vihet tritol për herë të

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në një banesë në Lushnjë. Sipas burimeve, shpërthimi ka ndodhur në banesën e një tregtari dhe kjo nuk është hera e parë. Mësohet se skena të ngjashme kanë ndodhur dhe disa herë të tjera.

Banesa është në pronësi të shtetasit Arben Turku, i cili ndodhet në emigrim, por deri vonë aty ka jetuar Altin Lamçe, tregtar në tregun e fruta-perimeve. 

Tritoli dyshohet se është hedhur nga autorët në ecje, nga rruga drejt oborrit të shtëpisë. 

Arsye mendohet të jetë konkurrenca, pasi kjo nuk është hera e parë që Lamçes i vendoset lëndë shpërthyese në pronën e tij. Në dhjetor të 2022, persona të paidentifikuar hodhën një sasi lëndë plasëse, e dyshuar tritol, në banesën e Lamçes, i cili ndodhej së bashku me pesë anëtarët e familjes së tij.

Në 1 nëntor vitit 2022 nga shpërthimi i tritolit në oborrin e banesës u shkatërrua makina si dhe u thyen xhamat. I njëjti akt ndodhi edhe më 26 korrik të këtij viti. Pra ësht sulmi i katërt që ndodh.

"Rreth orës 22:00, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, pranë banesës së shtetases R. T.,(e cila është e pabanuar), është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Po kqyren kamerat e po vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve", njofton policia.

Lini një Përgjigje