TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Maj 2026, 10:25

Shpërthim në Laç, i vihet tritol një biznesi

Shkruar nga Pamfleti
Shpërthim në Laç, i vihet tritol një biznesi
Policia

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në qytetin e Laçit në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, ku dyshohet se lënda plasëse është vendosur në qepenin e derës së një dyqani brenda një kompleksi shërbimesh.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në ambientin e biznesit, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, si edhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

"Kurbin/Rreth orës 03:00, në qytetin e Laçit, në qepenin e derës së një dyqani që ndodhet në një kompleks shërbimesh, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve", njoftoi policia.

 

tritol laç biznes

Lini një Përgjigje