TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Maj 2026, 10:35

Protesta e PD/ Sulmuan me molotovë efektivët e policisë, nën hetim 6 militantë dhe deputeti Balliu

Shkruar nga Pamfleti
Protesta e PD/ Sulmuan me molotovë efektivët e policisë, nën
Protesta e PD

Policia e Tiranës ka vënë nën hetim 6 protestues për sulmet me molotovë ndaj efektivëve gjatë tubimit të PD. Nën hetim për organizim të paligjshëm është edhe deputeti Klevis Balliu. 

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë protestës disa persona kanë hedhur lëndë djegëse molotov dhe mjete piroteknike, ndërsa kanë kundërshtuar dhe goditur efektivët e policisë me sende të forta. Si pasojë e incidenteve, kanë mbetur të lënduar tre punonjës policie.

Policia bën me dije se 6 persona janë proceduar për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Gjatë veprimeve policore janë sekuestruar një molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta, të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë protestës.

"Policia e Tiranës, menjëherë pas përfundimit të tubimit të organizuar nga subjekti politik Partia Demokratike mbrëmjen e datës 08.05.2026, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku gjatë tubimit disa persona hodhën lëndë djegëse (molotov), lëndë piroteknike, kundërshtuan dhe goditën punonjësit e Policisë me sende të forta dhe për pasojë u lënduan 3 punonjës policie, procedoi penalisht 7 shtetas. Nga këta: 6 për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, dhe një shtetas (deputet) për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”. Gjatë veprimeve, policia sekuestroi 1 molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta", njofton policia.

Protesta e PD/ Sulmuan me molotovë efektivët e policisë, nën

Lini një Përgjigje