TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Maj 2026, 12:13

Motori përplas 6-vjeçaren në Fresk, arratiset shoferi

Shkruar nga Pamfleti

Motori përplas 6-vjeçaren në Fresk, arratiset shoferi

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Freskut në Tiranë. Mësohet se një person i cili udhëtonte me motor, ka përplasur një vajzë të mitur dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas "Ora News", drejtuesi i motorit ka humbur kontrollin e mjetit, duke dalë nga rruga dhe përfunduar në trotuar, ku ka goditur një vajzë 6-vjeçare që ndodhej pranë zonës.

Raportohet se e mitura është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës për të marrë ndihmën mjekësore. Gjithashtu, bëhet me dije se fatmirësisht ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, drejtuesi i motorit është larguar menjëherë pas aksidentit, ndërsa dyshohet se në momentin e përplasjes ka qenë në gjendje të dehur.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Lini një Përgjigje