TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Mars 2025, 21:17

Shpërndanin drogën me ‘delivery për ushqime’, grupi drejtohej nga një shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Shpërndanin drogën me ‘delivery për ushqime’, grupi

Një hetim 2 vjeçar ka çuar në arrestimin e një shqiptari, që dyshohet se ishte kreu i një grupi që shpërndante drogën me delivery ushqimesh, si dhe të 12 italianëve. Gjithashtu në pranga ka rënë edhe një shtetas nga Ekuadori.

Tregtimi i drogës ishte kamufluar si një biznes delivery me ushqime, pas të cilës ishte vetë emri i shqiptarit.

Sipas mediave italiane, shqiptari i arrestuar është i moshës 28 vjeç, por emri i tij nuk është bërë ende me dije. Gjatë operacionit janë sekuestruar 35 kilogramë drogë, pajisje për përgatitjen dhe ndarjen e drogës si dhe 120 mijë euro cash.

Hetimi për këtë grup nisi pas dy arrestimeve të kryera në shkurt dhe maj të vitit 2023 nga karabinierët e Busto Arsizio ndaj 2 italianëve, të cilëve iu sekuestruan 5 kilogramë hashash dhe marihuanë.

Hetimi i mëpasshëm, i koordinuar nga prokurori i Busto, Ciro Vittorio Caramore, konstatoi se të dy të arrestuarit vepronin brenda të njëjtit grup kriminal.

Deri në vitin 2024, u bënë arrestime të tjera, mes të cilëve edhe 3 italianë që kishin fshehur 4 kilogramë hashash, disa brenda pakove që dukeshin si pako ushqimesh, një truk jo i ri.

Lini një Përgjigje