Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 19-vjeçare ka plagosur me thikë vëllain e mitur 7 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në banesën e tyre në Shkodër. 19-vjeçarja është proceduar në gjendje të lirë dhe akuzohet për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Sipas policisë, i mituri është dërguar menjëherë drejt spitalit ndërsa dyshohen se 19-vjeçarja vuan nga probleme të shëndetit mendor.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen B. M., 19 vjeçe, banuese në Shkodër, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi ditën e djeshme në banesën e saj, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), vëllain e saj të mitur, 7 vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shtetasja B. M., është dërguar në Spitalin Psikiatrik Shkodër për të marrë asistencën e nevojshme, pasi vuan nga shëndeti mendor”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje