TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Mars 2025, 10:51

Kishte kthyer banesën në laborator droge, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Kishte kthyer banesën në laborator droge, arrestohet 30-vjeçari

30-vjeçari Serxho Rama është arrestuar nga policia pasi kishte kthyer banesën në laborator për përgatitjen e drogës.

Policia ka zbuluar një banesë që shërbente për përgatitjen dhe ndarjen në doza të lëndëve narkotike, me qëllim shitjen. Gjatë kontrolleve, ka sekuestruar 1kg e 276 gram lëndë narkotike kanabis, sasi lënde narkotike kokainë, dhe 1 peshore elektronike.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës së panderprerë për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Drug base”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi S. R., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit S. R., shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 kg e 276 gram lëndë të dyshuar narkotike kanabis, lëndë narkotike kokainë dhe 1 pershore elektronike, që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje