TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Mars 2025, 09:31

Plagosi me armë gjahu 53 vjeçarin, arrestohet i riu në Elbasan; në banesë i gjendet automatik me silenciator

Shkruar nga Pamfleti

Plagosi me armë gjahu 53 vjeçarin, arrestohet i riu në Elbasan;

Policia ka vendosur në pranga një 32 vjeçar, pasi ka qëlluar me armë gjahu një 53 vjeçar në Elbasan.

Sipas policisë, 32 vjeçari Ilir Dedja, është me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

I arrestuari Ilir Dedja raportohet se qëlloi 53-vjeçarin me iniciale B. B., gjatë një konflikti për motive të dobëta në lagjen Haxhias të Elbasanit. I plagosuri ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë gjatë kontrolleve në banesën e autorit të dyshuar u gjet arma e gjahut që u përdor për plagosjen, si edhe një automatik me silenciator dhe municion luftarak.

"Gjatë operacionit policor të koduar “Reagimi”, Policia i gjeti në banesë autorit të dyshuar një armë zjarri automatike me silenciatorë, armën e gjahut me të cilën dyshohet se plagosi 53-vjeçarin dhe municion luftarak.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale dhe hetimore, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte shkuar në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, i dëmtuar në këmbë, dyshuar me armë gjahu, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Reagimi”.

Si rezultat i operacionit, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar, shtetasit 32 vjeç, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 32-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë gjahu shtetasin 53 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Më tej, në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin 35 vjeç, pasi dyshohet se ka patur dijeni për ngjarjen dhe nuk ka kallëzuar", njofton policia.

Lini një Përgjigje