TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Mars 2025, 22:05

E rëndë në Vlorë, nëna përplas disa herë në tokë fëmijën 5-muajsh

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Vlorë, nëna përplas disa herë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një nënë ka përplasur të paktën 5 herë në tokë fëmijën e saj 5 muajsh.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Pavarësia, teksa një nënë 35-vjeçare, për të cilën thuhet se ishte në gjendje të alkoolizuar ka përplasur në trotuar foshnjen e saj.

Forcat e policisë kanë ndërhyrë për ti marrë fëmijën dhe ajo ka kundërshtuar me forcë forcat e policisë.

Ndërkohë që fëmija është shoqëruar në spital, dhe sipas tyre nuk ka pasur dëmtime, ndërkohë që po i bëjnë një skaner për të parë organet e brendshme.

Nëna e alkoolizuar është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje, ndërkohë që është e divorcuar.

Lini një Përgjigje