TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Mars 2025, 11:53

Plagosi lojtarin e ekipit Flamurtari, arrestohet 21-vjeçari në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti

Plagosi lojtarin e ekipit Flamurtari, arrestohet 21-vjeçari në

Policia e Vlorës ka arrestuar 21-vjeçarin i cili plagosi mbrëmjen e djeshme lojtarin e ekipit Flamurtari, 31-vjeçarin me shtetësi të huaj. 31-vjeçari është identifikuar si Sodiq Atanda me shtetësi Nigeriane.

Ndaj 21-vjeçarit rëndojnë dy akuza, ajo e "plagosjes së lehtë me dashje" dhe "prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

“Nisi procedimi penal për veprat “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” në ngarkim të shtetasit D. B., 21 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, i regjistruar si person me probleme të shëndetit mendor. Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Pavarësia 3”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar lehtë me një mjet prerës (biçak) shtetasin e huaj S. A., 31 vjeç”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje