TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Tetor 2023, 08:56

Shpejtësi tej normave dhe parakalim i gabuar, gjobiten mbi 12 mijë shoferë në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Shpejtësi tej normave dhe parakalim i gabuar, gjobiten mbi 12 mijë

Policia Rrugore e Tiranës ka ndëshkuar me masë administrative 12 607 drejtues automjetesh.

Në vijim të punës për garantimin dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, policia ka shtuar kontrollet në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore.

Kontrollet janë fokusuar kryesisht te ata drejtues automjetesh që parkojnë në mënyrë të gabuar duke u bërë shkak për krijimin e trafikut të rënduar, ata që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara dhe ata që parakalojnë në mënyrë të gabuar, duke u bërë burim aksidenti.

Për shkeljet e lartpërmendura, gjatë javës që lamë pas, Policia Rrugore e Tiranës ka ndëshkuar me masë administrative 12 mijë drejtues automjetesh.

 

gjobe shpejtesi policia parakalim

Lini një Përgjigje