TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Tetor 2023, 20:39

U arrestuan për vrasjen e 54-vjeçarit në Greqi, detaji që ‘tradhtoi’ 4 shqiptarët; njëri nga të rinjtë u filmua kur hodhi celularin në rrugë

Shkruar nga Pamfleti

U arrestuan për vrasjen e 54-vjeçarit në Greqi, detaji që

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje 4 shqiptarë të komunitetit rom, të cilët u arrestuan nga policia helene si autorë të vrasjes së një 54-vjeçari grek, roje në një park fotovoltaik, në muajin korrik raportojnë mediat greke.

Një gabim në dukje i parëndësishëm i autorëve i ka “tradhtëtuar” ata, situatë që çoi edhe në arrestimin e tyre.

Në fotot e publikuara nga protothema.gr disa nga autorët e dyshuar shfaqen të ulur në një kafene në Patisia pak orë pas krimit.

Në këtë kafene njëri prej tyre bëri gabimin fatal, duke hedhur celularin e viktimës në rrugë.

U arrestuan për vrasjen e 54-vjeçarit në Greqi, detaji që

Disa orë më vonë pasi ata ishin larguar nga dyqani, celulari u pikas nga një burrë që kalonte jashtë dyqanit. Ai pa se telefonata e fundit ishte nga një grua. Ishte gruaja e 54-vjeçarit. Ai telefonoi numrin dhe dëgjoi nga linja tjetër një zë gruaje që i thoshte se burri i saj ishte viktimë e një sulmi dhe se celulari ishte i tij.

Celulari iu dorëzua autoriteteve dhe policisë, që më pas shkuan në vendngjarje për të kryer hetimet. Pasi kanë analizuar pamjet e marra nga kamerat e zonës, kanë identifikuar personat e përfshirë dhe i kanë vënë në pranga.

U arrestuan për vrasjen e 54-vjeçarit në Greqi, detaji që

Si ndodhi vrasja?

Ka qenë e shtunë, 15 korrik , kur 54-vjeçari grek u sulmua brutalisht nga katër shqiptarët, të cilët, duke mbajtur sende hekuri, e goditën vazhdimisht në kokë.

Autorët më pas i morën çantën që kishte dy celularë, ndërkohë viktima u gjet pa ndjenja pak kohë pas rrahjes dhe u dërgua me dëmtime të rënda në tru në Thriasio, ku ndërroi jetë pak ditë më vonë.

U arrestuan për vrasjen e 54-vjeçarit në Greqi, detaji që

greqi vrasje detaji 4 autore

Lini një Përgjigje