
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Gjyras në Maliq, ku një 62-vjeçar ka humbur pasi e ka zënë poshtë kali pasi është rrëzuar.
Sipas informacioneve nga policia, 62-vjeçari, me inicialet A.Sh., ka shkuar për të prerë dru në mal me kalë, por gjatë rrugës është rrëzuar dhe kali e ka zënë poshtë duke e lënë të vdekur në vend.
Mësohet se viktima është gjetur fillimisht nga banorët e zonës dhe më pas kanë lajmëruar policinë.
Lini një Përgjigje