
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë ku një 31-vjeçare është gjetur e pajetë nga familjarët e saj në hangarin e banesës.
Sipas raportimeve nga policia, mësohet se e reja e identifikuar si Entela Ali, është vetëvarur.
Sakaq, nga këqyrja e jashtme e trupit të kësaj shtetaseje, nuk janë konstatuar shenja dhune.
"Më datë 02.10.2023, rreth orës 15:55, në fshatin Pulahë, Korçë, në hangarin e banesës, është gjetur nga familjarët e saj dyshohet e vetëvarur shtetasja E. A., rreth 31 vjeçe, banuese në Pulahë. Nga këqyrja e jashtme e trupit të kësaj shtetaseje, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.", njofton policia.
Lini një Përgjigje