
Gaztari, Sokol Dema i ftuar tek “5pyetjet” nga Babaramo ka folur në lidhje situatën kohët e fundit nga bota e krimit si dhe kërcënimet ndaj prokurorëve.
Gjatë fjalës së tij Dema zbuloi detaje të cilat siç cilësoi ai janë skenarë për filma. Në lidhje me rastin e avokatit i cili shpëtoi per sekonda pa u vrarë gazetari u shpreh se ai mori vesh se klienti që do mbronte kishte kërkuar vrasjen e tij.
“Kam fol me avokatin 15 minuta dhe përpiqej ta fshihte se kishte frikë, unë këtu kam qenë po të donin më vrisnin shprehej ai. Kishte tendencë per tu frikësuar pasi shprehej se mbrojnë prokuroret e SPAK por mua nuk më shpon plumbi. Ai shpëtoi për sekonda pa u vrarë.
Avokati ka kuptuar se do te vritej nga klienti i tij. Do të mbronte në gjykatë dhe e kuptoi. Ka dalë ne konferencë Rrumbullaku dhe e ka kuptuar. Më pas e kanë telefonuar, njëlloj si skenar filmi. Jehona e Laert Haxhiut ka shtuar një frikë,” u shpreh Dema.
Lini një Përgjigje