
37-vjeçari, i përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme edhe si një prej organizatorëve dhe financuesit kryesor të skemës, shfaq në rrjetet sociale një jetë luksi.
Aldi Zonja është një prej anëtarëve të grupit të trafikut të drogës që u arrestua pas operacionit të SPAK dy ditë më parë. 37-vjeçari kishte shkuar në Amerikën Latine me vizë turistike, por gjatë periudhës së pandemisë mbeti i bllokuar atje.
Gjatë kësaj kohe dyshohet se ai ka krijuar edhe lidhjet me trafikantët për të organizuar këtë skemë të mirëfilltë të trafikut të kokainës.
37-vjeçari, i përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme edhe si një prej organizatorëve dhe financuesit kryesor të skemës, shfaq në rrjetet sociale një jetë luksi.
Jakuzi në det, ski, pjesë e dasmave të shtrenjta, nga ku ka ndarë edhe një foto me Artion Çaushllarin.
Edhe ky i fundit ka rënë në pranga dhe është pjesë e kokave kryesore të grupit që drejtonin skemën e trafikut.
Lini një Përgjigje