
Detaje të reja janë zbardhur nga grupi i trafikut të kokainës që u godit nga SPAK. Droga vinte nga Amerika Latine duke u fshehur në lëkurën e gjedhit dhe më pas përpunohej në vendin tonë për t’u trafikuar drejt BE.
Një prej kokave kryesore të financimit dhe organizmit të kësaj skeme ishte edhe 37-vjeçari Aldi Zonja. Burime bëjnë me dije se 37-vjeçari kishte shkuar me vizitë turistike në Amerikanë Latine, por gjatë pandemisë mbeti atje i izoluar.
Gjatë kësaj periudhe, dyshohet se Zonja krijoi lidhjet dhe kontaktet me trafikantë e drogës dhe më pas me bashkëpunëtorë të tjerë ngritën edhe skemën e trafikut të kokainës.
Lini një Përgjigje