TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Nëntor 2024, 08:58

Kishte fshehur në motorin e mjetit qeset me drogë, kapet mat trafikanti në Korçë; si u fundos nga policia 

Shkruar nga Pamfleti

Kishte fshehur në motorin e mjetit qeset me drogë, kapet mat

32- vjeçar Skerdiljan Spahi është vënë në pranga nga policia e Korçës, pasi kishte fshehur në motorrin e mjetin katër qese me lëndë narkotike me qëllim shitjen. 

"Kishte fshehur në motorrin e automjetit katër qese me lëndë narkotike dhe e transportonte për në Korçë me qëllim shitjen, kapet në flagracë  dhe vihet në pranga një 32-vjeçar.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Korçë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve në kuadër të  operacionit të  koduar "Aksi", kapën dhe arrestuan në  flagrancë shtetasin S. S., 32 vjeç, banues në fshatin Cangonj.

Ky shtetas u kap në aksin "Bilisht -Korçë", duke transportuar me automjetin e tij 4 qese me kanabis (3 kilogramë) të cilat i kishte fshehur në pjesën e motorrit të automjetit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të  Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme."-njofton policia. 

Lini një Përgjigje