TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Nëntor 2024, 18:23

Aksident i rëndë në Elbasan, makina përplas këmbësorin

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Elbasan, makina përplas

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili është transportuar në spitalin Rajonal të Elbasanit në gjendje të rëndë.

Bëhet me dije se aksidenti ndodhi në rrugën pranë Drejtorisë së Tatim-Taksave.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Gjithashtu, policia i ka bërë testin e alkoolit drejtuesit të automjetit të përfshirë në aksident dhe e ka shoqëruar më pas në komisariat.

Lini një Përgjigje