TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Nëntor 2024, 08:01

Aksident i rëndë në Maliq, furgoni i mallrave përplaset me makinën; plagosen 7 persona

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në Maliq, furgoni i mallrave përplaset me
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Maliq në afërsi të fshatit Pendavinj.

Sipas informacioneve nga policia në aksident janë përfshirë një mjet dhe një furgon mallrash e për pasojë janë plagosur 7 persona.

1 prej tyre është në gjendje të rëndë ndërsa 6 të tjerët kanë marrë lëndime të lehta. Të plagosurit janë drejtues dhe pasagjerë në të dyja mjetet.

Policia ndërkohë po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lini një Përgjigje