
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Kamëz. Mësohet se lënda plasëse i është vendosur studioje muzikore.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale, ndërkohë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
"Më datë 17.11.2024, rreth orës 03:30, në rrugën “Arben Broci”, në shkallët e jashtme të një godine të përshatur si studio muzikore, në pronësi të shtetasit A. A., është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale (janë dëmtuar pllakat e mermerit dhe xhamat).
Grupi hetimor po vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes."-njofton policia.
Lini një Përgjigje