TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Nëntor 2024, 11:57

Aksidenti me 7 të plagosur në Maliq, një nga të lënduarit transportohet me helikopter drejt QSUT

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti me 7 të plagosur  në Maliq, një nga të

Një nga të plagosurit e aksidentit të ndodhur në Maliq, është transportuar me helikopter drejt QSUT në Tiranë.

Sipas informacioneve nga spitali, i plagosuri dyshohet se ka dëmtime në shtyllën kurrizore.

Aksidenti ndodhi mëngjesin e kësaj të diele në Maliq, në afërsi të fshatit Pendavinj, ku një furgon u përplas me një automjet.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i furgonit dhe 3 pasagjerë në këtë automjet si dhe 3 pasagjerë që udhëtonin me automjetin tip “Volkswagen”, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Lini një Përgjigje