TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Janar 2024, 10:26

Shiste drogë në zona të ndryshme të Shkodrës, arrestohet 22-vjeçari; zbardhet emri

Shkruar nga Pamfleti

Shiste drogë në zona të ndryshme të Shkodrës,

Një 22-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi u kap duke shpërndarë doza kanabisi nëpër qytet.

Ymer Duli u arrestua në bulevardin “Bujar Bishanaku”, teksa lëvizte me një automjet tip “Benz”, për të shpërndarë doza të lëndës narkotike cannabis sativa, në lagje të ndryshme të qytetit.

Arrestimi i të riut u bë në kuadër të megaoperacionit policor “Tempulli”, i cili që nga viti i kaluar, ka vënë në pranga qindra shtetas, me akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe veçanërisht pranë shkollave.

shkoder droge arrestim

Lini një Përgjigje