TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Janar 2024, 08:43

Përdhunimi i shqiptares, psikologia: Viktima mund ta ketë quajtur dajë abuzuesin, e ka njohur që 3 vjeçe!

Shkruar nga Pamfleti

Përdhunimi i shqiptares, psikologia: Viktima mund ta ketë

Psikologia Eriona Hoxha ka folur rreth rastit të rëndë të ndodhur në Greqi ku një shqiptar 50-vjeçar vrau kunatin e tij, pasi ky i fundit për 9 vite i  kishte abuzuar seksualisht vajzën.

Ajo tha se vajza e cila që prej moshës 9 vjeçare abuzohej seksualisht nga vëllai i njerkës së saj, mund ta ketë thirrur dajë 33-vjeçarin,pasi e ka njohur që në moshën 3-vjeçare.

“Vajza ka qenë 3vjeçe kur e ka njohur dhe mund ta ketë thirrur edhe dajë, sepse normalisht 3 vjeçe fillon artikulon, fillojnë mendimet, fillon kurioziteti e gjithçka me radhë. Fakti që ky 33-vjeçr ka etiketuar këtë fëmijë që nga mosha 9 vjeçe dhe për 9 vite ka abuzuar me të,  diku ka çeduar kjo familje. Ka gjithmonë një hapësirë që individë të tillë si ky 33-vjeçar gjejnë për të arritur prenë e radhës”,-tha psikologia.

Lini një Përgjigje