
Mediat greke kanë nxjerrë të tjera detaje nga vrasja e 41-vjeçares shqiptare, Gjeorgjia Murati në Selanik. Burri i saj është arrestuar si i dyshuar kryesor për rastin. Ai mohon përfshirjen, por provat që e fundosin janë të shumta.
Mediat greke kanë publikuar disa video ku shihet se bashkëshorti dhe burri i saj hedhin në një kosh mbeturinash sendet personale të 41-vjeçares.
Video është kapur rreth orës 12:15 të mesnatës, ku dy personat shihen duke ecur në rrugën e Perikleut, shumë pranë banesës ku ndodhi ngjarja.
Ata kanë hedhur sendet e 41 vjeçares në kosh për të përforcuar akoma më shumë skenarin e zhdukjes së saj.
Lini një Përgjigje