TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Janar 2024, 15:35

Afera me inceneratorët, del nga burgu ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit

Shkruar nga Pamfleti

Afera me inceneratorët, del nga burgu ish-zyrtari i Ministrisë së

Lirohet nga qelia ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit, Pëllumb Abeshi, i akuzuar për aferën me inceneratorët. Vetë gjykata njofton se janë ezauruar afatet e paraburgimit dhe masa e sigurisë ndaj tij është shuar.

Pëllumb Abeshi u shpall fajtor dhe u dënua me 2.8 burg dhe duket se ai e ka përmbushur dënimin gjatë kohës që ishte në paraburgim, duke bërë që të dalë nga qelia sot.

Njoftimi i GJKKO

1.I pandehuri Pëllumb Abeshi më datë 08.01.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës së Posaçme me objekt: Shuarjen e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj tij me vendimin nr. 20, datë 27.03.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

2.Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Irena Gjoka dhe Flora Hajredinaj, bazuar në nenet 261, gërma “c” dhe 262 të Kodit të Procedurës Penale, me vendimin Nr. 31, datë 10.01.2023, vendosi:

-Pranimin e kërkesës.

-Shuarjen e masës së sigurimit “Arresti në burg”, caktuar ndaj shtetasit Pëllumb Abeshi me anë të vendimit Nr.20Akti, datë 27.03.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

-Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Pëllumb Abeshi nëse nuk mbahet i dënuar, i arrestuar apo i ndaluar për ndonjë vepër tjetër penale.

-Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ekzekutimin e këtij vendimi.

-Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.

Lini një Përgjigje