TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Janar 2024, 16:57

Vrasja e 33-vjeçarit në Greqi/ E përdhunonte, e shantazhonte dhe i merrte paratë, makthi disavjeçar i 18-vjeçares shqiptare!

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e 33-vjeçarit në Greqi/ E përdhunonte, e shantazhonte

Detaje tronditëse kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 33-vjeçarit Erjon Pelivani, i cili u ekzekutua nga kunati i tij Fatmir Tarellari në Volos të Greqisë.

Sipas mediave greke, bëhet me dije se 33-vjeçari ka abuzuar seksualisht me vajzën 18-vjeçare të Fatmir Tarellarit, që në moshën 9-vjeçare.

Mediat greke shkruajnë se kur ajo u rrit dhe mbushi moshën rreth 12-vjeçare, ai filloi ta filmonte dhe fotografonte në pozicione të pahijshme.

Pelivani në fakt, dyshohet se i ka mbajtur për vete pamjet video, por më pas ka shantazhuar mbesën e tij me to.

Kur vajza është larguar nga banesa e saj dhe është vendosur në një banesë me qira, ku edhe ka nisur punë punë, ai dyshohet se e ka marrë në telefon dhe i ka kërkuar që t’i jepte paratë që po fitonte, nën kërcënimin se do të publikonte materialet që posedonte.

Sipas burimeve policore, gjithçka ka dalë në dritë kur e reja kërkonte lekë për të paguar qiranë në qytetin ku studion.

Siç ka marrë vesh babai i saj nga pronari i shtëpisë ku e reja jetonte, qiratë nuk ishin paguar pasi 18-vjeçarja shantazhohej nga 33-vjeçari, i cili kërkonte 3 mijë euro që të mos zbulonte fotot e tyre.

Vajza e re fillimisht u detyrua t’i tregonte të atit se po shantazhohej dhe në vitin e dytë zbuloi autorin dhe çfarë po ndodhte, siç thekson gegonota.neës.

“Unë jam baba, bëra atë që duhej të bëja”, tha 50-vjeçari pas vrasjes së përdhunuesit të vajzës së tij.

“Kohët e fundit vajza ime kërkonte vazhdimisht para. Pronari i shtëpisë më tha se vajza ime i kishte borxh. Vajza ime filloi të qante dhe më tha se ai e kishte përdhunuar që në moshën 9-vjeçare. Bëra atë që duhej të bëja, jam baba”, tha 50-vjeçari në deklaratën e tij në polici.

Vendimi i parë i 50-vjeçarit ishte ngritja e padisë ndaj tij dhe babë e bijë ishin gati ta bënin.

Por kur u paraqitën për të përfshirë mesazhet dhe kërcënimet në padi, babai nuk mundi ta përmbajë zemërimin për atë që lexoi dhe e thirri 33 vjeçarin në takim. Ata u takuan te “Asteria” Agria, debatuan dhe u përplasën. Më pas 50-vjeçari e ka goditur me armë në kokë.

Viktima ka tentuar t’i marrë armën dhe gjatë përleshjes e ka qëlluar, siç pretendon autori në polici.

“Isha konfuz, nuk mund ta besoja atë që i bëri fëmijës tim”, mësohet se ka thënë 50-vjeçari, ndërsa vajza e tij 18-vjeçare është tmerruar pas asaj që ndodhi.

“Kam marrë vesh 4 ditë më parë, nuk dija asgjë. As vajza nuk më tha gjë, as unë nuk e dija se çfarë u bëri vajzave. Ai më tha: ‘Të vrava vëllanë’”, ishin fjalët e para të bashkëshortes së 50-vjeçarit që vrau kunatin e tij 32-vjeçar në Volos, duke folur për ERT. /Euronews Albania

Lini një Përgjigje