TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Janar 2024, 18:56

Vrasja e 23-vjeçarit në Vlorë, RENEA “blindon” qytetin bregdetar; kontrolle nëpër banesa dhe makina!

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e 23-vjeçarit në Vlorë, RENEA “blindon”

Pas ekzekutimit me snajper të 23-vjeçarit Gëzim Sinomati në Vlorë, forcat RENEA kanë intensifikuar kontrollet në qytetin bregdetar.

Sipas informacioneve uniformat blu kanë ngritur postblloqe në rrugët hyrëse dhe dalëse të qytetit dhe në zonën përreth ku ndodhi vrasja. Efektivët mësohet se po kontrollojnë mjetet që lëvizin në qytet kryesisht ato me xhama të zinj ndërsa kontrolle ka patur edhe në dhjetëra banesa.

Aktualisht numri i të shoqëruarve për vrasjen e 23-vjeçarit, ka shkuar në rreth 30. Ata mendohet se mund të kenë dijeni në lidhje me rrethanat e ekzekutimit dhe që mund të japin incidie për të ndihmuar hetimet.

Sipas informacioneve po hetohet edhe mungesa e energjisë elektrike për rreth 90 minuta mbrëmjen që ndodhi ekzekutimi në lagjen Hajro Cakërri.

Gjithashtu pista kryesore ku janë përqëndruar hetimet është ajo e hakmarrjes. Kjo pasi Gëzim Sinomati është djali i Sokol Sinomati i cili ndodhet në burg për vrasjen e një personi në vitet 2000. Ai ka qenë anëtarë të bandes Gaxhai që vepronte në qytetin bregdetar në vitet 97.

Vetë i riu nuk rezulton person me precedent penal as në Shqipëri dhe as në Belgjikë, shtet ku ai jetonte dhe nga ku ishte kthyer pak ditë para vrasjes për të festuar festat e fundvitit.

23-vjecari u qëllua me snajper nga një distancë e afërt teksa pinte cigare në ballkonin e banesës së tij. Dyshimet janë se ai u qëllua nga tarraca e një objekti në ndërtim aty pranë.

Pas ekzekutimit autori u largua nga vendi i ngjarjes me një makinë tip BMVV të cilën e dogji në periferi të lagjes 24 maji në qytetin bregdetar. Besohet se ai është ndihmuar nga persona të tjerë për tu larguar nga vendi ku dogji mjetin për të humbur kështu gjurmët.

vlorë renea

Lini një Përgjigje