33-vjeçari që prej vitesh përdhunonte të miturën në Greqi, hynte dhe dilte lirshëm nga banesa e saj.
Duke e konsideruar njeri të familjes, babai nuk e kishte kuptuar se Erjon Pelivani ngacmonte dhe abuzonte seksualisht me vajzën.
“33-vjeçari kishte akses në banesë. Përdhunimet kanë ndodhur brenda shtëpisë. Në momentin që po ndodhnin këto ngjarje, në shtëpi ndodhej edhe vëllai i vogël i vajzës, i cili në atë kohë ishte 4 vjeç. Prindërit ndodheshin në punë”, tha Michalis Synodinos për SKAI-n.
Sipas rrëfimit që vajza dyshohet se i ka bërë të atit, ajo është ngacmuar që në moshën 9-vjeçare, ndërsa përdhunimet kanë ndodhur nga mosha 12 deri në 14 vjeç. Më pas, ai e shantazhonte me video dhe i kërkonte para, në të kundërt do të zbulonte gjithçka.
Avokati i babait 50-vjeçar tha se vajza u kishte treguar motrave të saj për ngacmime seksuale, por jo përdhunime dhe nuk kishte përmendur emrin e personit.
Avokati shpjegoi se klienti i tij është pyetur të hënë në mëngjes për paratë e qirasë së vajzës. Pas një bisede me vajzën e tij ai mësoi për përdhunimet dhe shantazhet, por vajza sërish nuk tregoi autorin.
Ata erdhën në zyrën time për të diskutuar, tregon avokati. Por, babai, duke pyetur me këmbëngulje vajzën, mësoi një ditë më pas se autor ishte kunati, vëllai i bashkëshortes dhe njerkës së vajzës dhe menjëherë thuri planin për ta vrarë.
Sipas dëshmisë së vajzës, ajo është abuzuar seksualisht që nga mosha 9-vjeçare dhe kur i duheshin para, i dërgonte video intime për ta shantazhuar.
Gjithashtu vajza u ka treguar motrave të saj se ngacmohej seksualisht, por jo se ishte e përdhunuar dhe pa përmendur emrin e personit.
“Babai në orët e mëngjesit të së hënës i ka takuar për të sqaruar se çfarë po bëhej me paratë e qirasë. Pas një bisede me vajzën e tij, ajo e informoi për përdhunimet dhe shantazhet, por nuk e tregoi identitetin e personit.
Ata erdhën në zyrën time të hënën në mëngjes për të diskutuar se si të zgjidhnin problemin. Domethënë po bëheshim gati të ngrinin një padi duke pritur që vajza të na tregonte se kush ishte personi. Por të martën, 50-vjeçari zbuloi emrin e përdhunuesit në mëngjes pas presionit të vazhdueshëm ndaj vajzës së tij”., tha avokati.
Sipas avokatit të Fatmir Tarellarit, vajza kishte në dispozicion videot me të cilat 33-vjeçari e shantazhonte, por nuk ia tregonte babait të saj.
“I tregoi vetëm sms-të që vërtetonin çfarë po thoshte”, tha avokati. “Që nga mëngjesi i së martës kur ai e mori vesh, deri në pasditen e së martës nuk kishim asnjë kontakt. Pas ngjarjes ai ishte në gjendje të rënduar psikologjike, më tregoi se çfarë ndodhi dhe unë e këshillova që të informonte autoritetet dhe të dorëzohej tek autoritetet”.
Lini një Përgjigje