TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Gusht 2024, 12:16

Sherr mes dy familjeve shqiptare në Itali për pazare droge, vritet me thikë në zemër 38-vjeçari; 4 të tjerë të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Sherr mes dy familjeve shqiptare në Itali për pazare droge, vritet me

Një shqiptar i identifikuar si Dritan Idrizi është vrarë me thikë mbrëmjen e djeshme në Tavullia, Itali.

Idrizi, 38 vjeç është goditur me thikë ne zemër gjatë një sherri, bëjnë me dije mediat italiane.

Ai u dërgua në spital, por pavarësisht ndihmës humbi jetën.

38-vjeçari  rezulton me precedentë penale pasi ishte dënuar më parë për drogë. Sipas medive fqinje, Idrizi kishte shkuar në Tavullia për të larë hesapet me një familje shqiptarësh.

Fillimisht ka qenë një debat i furishëm dhe më pas goditja me thikë në zemër.  “RiminiToday” raporton se vrasja është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës (7 gusht), rreth orës 22:00, në kufirin me provincën e Rimini, në Tavullia, në territorin e Pesaro Urbinos.

Edicioni “Marche i Ansa”-s raportoi: “Krimi ndodhi në fund të një debati të dhunshëm mes familjeve me origjinë shqiptare, ku u plagosën të paktën katër persona të tjerë”. Nga informacionet e para, viktima është 38-vjeçari Dritan Idrizi, banues në zonën e Rimini të San Giovanni në Marignano, i cili më pas ka ndërruar jetë në spitalin Cattolica, ku ishte transportuar për një operacion të dëshpëruar.

Për momentin dinamika e sulmit nuk është përcaktuar ende, teksa policia njoftoi se ka edhe disa të plagosur të tjerë nga përleshja. Të plagosurit e tjerë u transferuan në spitalin e Pesaros. “Askush nuk është arrestuar deri më tani por hipotezat flasin për vrasje, tentativë vrasje dhe plagosje të rënda dhe Policia po heton”, vijon raportimin kjo agjenci.

Kurse media të tjera publikuan edhe disa detaje shtesë, sikurse fakti se “viktima, i armatosur me shkopinj dhe së bashku me 2 bashkatdhetarë të tjerë, shkoi në shtëpinë e një shqiptari të katërt për të larë hesapet dhe për të mbledhur mijëra euro për punë”. Teksa më tej theksohet se ai kishte qenë i dënuar më parë për drogë.

Njëri nga anëtarët e grupit duket se ka goditur një prej familjarëve në kokë, ndoshta me çekiç, më pas një person i armatosur me thikë u kundërpërgjigj duke e goditur Idrizin tre herë në gjoks. Ende nuk është identifikuar autori i krimit, teksa hetimet janë ende aktive.

dritan idrizi

Lini një Përgjigje