TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Gusht 2024, 09:59

Iu merrnin para qytetarëve për parkimin në hapësirë publike, arrestohen 2 persona në Durrës

Shkruar nga Pamfleti

Iu merrnin para qytetarëve për parkimin në hapësirë

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 32-vjeçarin Ali Muço dhe 34-vjeçarin  Mariglen Gruda, për përfitim në mënyrë të paligjshme.

Këta shtetas iu merrnin para qytetarëve që parkonin automjetet e tyre në një hapësirë publike, që ishte përcaktuar nga bashkia.

“Iu merrnin para qytetarëve që parkonin automjetet në një hapësirë publike që ishte përcaktuar nga bashkia, si vendparkim pa pagesë, arrestohen 2 shtetas.

Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme që kryejnë specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Durrës, në subjekte të ndryshme ekonomike, është goditur një tjetër rast i përfitimit në mënyrë të paligjshme, të pagesave për parkimin e automjeteve në hapësira publike.

Për këtë rast, janë vënë në pranga shtetasit A. M., 32 vjeç dhe M. G., 34 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi iu merrnin para qytetarëve, për të parkuar automjetet në një hapësirë e cila ishte përcaktuar nga bashkia e Durrësit, si vendparkim pa pagesë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Lini një Përgjigje