TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Gusht 2024, 07:35

Vrasjet seri nga vëllezërit 'Çopja' në Elbasan, gazetarja: Dy prej tyre ndodhen në Dubai, kanë 200 milionë euro pasuri

Shkruar nga Pamfleti
Vrasjet seri nga vëllezërit 'Çopja' në Elbasan,
Vëllezërit Hajdar dhe Franc Çopja

Gazetarja Etleva Delia thotë se vëllezërit Çopja bëjnë pjesë në një organizatë të fuqishme kriminale.

Në një intervistë për “Ora e Fundit”, Delia u shpreh se sipas të dhënave, dy prej vëllezërve, ndodhen në Dubai.

Sipas Delisë, pasuria e tyre, jozyrtarisht llogaritet në 200 milionë euro.

“Dyshohet se bëhet fjalë për organizatë të fuqishme kriminale, është ndër më të rrezikshmet. Janë 3 vëllezër, në kërkim është shpallur Hajdar Çopja, rolin kryesor e ka Franc Çopja, personazh që e kemi hasur më shpesh. Ai aktualisht ndodhet në burg në Belgjikë. Ka të dhëna që ndodhen në Dubai, kanë pasur aktivitet edhe në Marok. Nga dëshmitë e rivalit të tyre, Erion Alibej, ai ka zbërthyer aktivitetin e vëllezërve Çopja. Nga verifikimet që janë bërë, bëhet fjalë për pasuri deri në 1 milion euro, deri tani në territorin e Shqipërisë. Pjesën më të madhe të pasurisë, jozyrtarisht llogaritet 200 milionë euro, e kanë jashtë Shqipërisë. Deri tani, numërohen 4 vrasje, të jetë urdhëruar nga vëllezërit Çopja. Bëhet fjalë për vrasje të trefishtë, në vitin 2018 në Elbasan, ku u vra vëllai i Alibej dhe kunati i tij. Janë vrasje që i ka rrëfyar i penduari Nuredin Dumani. Del në skenë edhe grabitja e madhe në Rinas. Dyshohet të jenë pjesë e organizimit të kësaj grabitjeje”, theksoi ajo.

 

vëllezërit \\\'Çopja\\\' në elbasan

Lini një Përgjigje