TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Gusht 2024, 17:57

U qëllua me thikë pas sherrit mes të rinjve në Tik Tok, ndërron jetë 58-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

U qëllua me thikë pas sherrit mes të rinjve në Tik Tok,

Një përleshje mes katër personave ka përfunduar në vdekjen tragjike të 58-vjeçarit Agim Xani dhe plagosjen e rëndë të djalit të tij rreth 15 vjeç. Xani nuk arriti dot t'u mbijetojë plagëve të marra nga plagosja me thikë që mori gjatë incidentit.

Sipas raportimeve, si autor të dyshuar janë Skënder Krasniqi dhe djali i tij. Mësohet se konflikti nisi për shkak të një videoje në rrjetin social ‘TikTok’, duke çuar në agravim të situatës dhe përleshje fizike.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmoi ngjarjen tragjike. Ajo deklaroi se, sipas informacioneve të para, dyshohet se mosmarrëveshja mes dy personave (dy të rinjve) përfundoi në pasoja të rënda për familjet e përfshira.

Lini një Përgjigje