
Krimi i dyfishtë në familjen Islamaj në Konispol, ja akuza që do të rëndojë mbi djalin e viktimave
Ka rënë pista e dyshuar ditën e djeshme, se vrasja e dyfishtë e ndodhur në Konispol të ishte bërë nga djali i dy viktimave.
Sipas hetimeve të kryera del se i ati i 40-vjeçarit ka vrarë me sëpatë bashkëshorten dhe më pas është konfliktuar me të. Në momentin e konfliktit djali ka shtyrë të atin nga shkallët duke e lënë të vdekur.
Aktualisht 40-vjeçari mësohet se akuzohet për “Vrasje të kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike”.
“Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë/ Në vijim të veprimeve procedurale të kryera për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Shals, Konispol, ku shtetasi H. I., 69 vjeç, në banesë, dyshohet se goditi me sëpatë, në kokë, për motive të dobëta, bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. I., 67 vjeçe, e cila si pasojë humbi jetën, Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit arrestoi në flagrancë djalin e tyre, shtetasin K. I., 41 vjeç, për veprën penale “Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike”. Shtetasi K. I. dyshohet se pasi ka parë nënën e tij të pajetë, është konfliktuar fizikisht me babanë e tij, e ka shtyrë atë nga shkallët e banesës dhe si pasojë e dëmtimeve, 69-vjeçari ka humbur jetën”, njofton policia.
Lini një Përgjigje