
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin “Pogradec-Qafë Thanë”.
Mësohet se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 5 persona. Një automjet tip “Volkswagen” është përplasur me automjetin tip “Benz”.
Si pasojë e aksidentit janë plagosur 2 drejtuesit e automjeteve dhe 3 pasagjerët në automjetin tip “Volkswagen”, të cilët po marrin mjekim në spital.
"Rreth orës 12:00, në aksin “Pogradec-Qafë Thanë”, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin I. R. është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin P. G.
Nga aksidenti janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 3 pasagjerë në automjetin tip “Volkswagen”, të cilët po marrin mjekim në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje