TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Gusht 2024, 14:43

Aksident me vdekje në aksin Tiranë-Elbasan, humb jetën 72-vjeçari; plagoset pasagjeri

Shkruar nga Pamfleti
Aksident me vdekje në aksin Tiranë-Elbasan, humb jetën
Pamje ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën e vjetër Elbasan-Tiranë, ku për pasojë ka ndërruar jetë një person.

Policia bën me dije se i plagosur ka mbetur pasagjeri i automjetit tjetër.

Mësohet se dy automjete janë përplasur kokë më kokë me njëri-tjetrin. Sipas policisë, mjeti tip “Fiat”, me drejtues shtetasin Genci Stërmasi është përplasur me mjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin Nezir Salla, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.

“Në rrugën e vjetër "Elbasan-Tiranë", në fshatin Gracen, automjeti me drejtues shtetasin G. S., 62 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. S., rreth 72 vjeç.

Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi N. S. dhe është dëmtuar shtetasi G. B., pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin G. S. Ky i fundit është shoqëruar në polici, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.

 

Lini një Përgjigje