TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Gusht 2024, 16:06

Përplasi për vdekje 62-vjeçarin me motor, arrestohet shoferi i "Benz-it" në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti

Përplasi për vdekje 62-vjeçarin me motor, arrestohet shoferi i

Policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit tip Benz, 59-vjeçarin me inicialet N.P., i cili shkaktoi aksidentin fatal në Vlorë.

Një aksident i rëndë ndodhi ditën e djeshme në aksin Vlorë-Zvërnec, teksa në ‘Kryqëzimin e Triportit’ një automjet u përplas me një motor dhe si pasojë humbi jetën 62-vjeçari M.L., drejtuesi i motorit.

Sipas policisë, është vënë në pranga shoferi i automjetit.

“Seksioni i Policisë Rrugore në DVP Vlorë, në vijim të veprimeve procedurale të kryera për aksidentin rrugor të ndodhur në aksin “Vlorë-Zvërnec”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Triportit”, arrestoi shtetasin N. P., 59 vjeç, banues në Vlorë, pasi automjetin tip “Benz” që ai drejtonte është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. L., 62 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje