TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Janar 2025, 21:53

Sherr me thikë dhe sende të forta në Tiranë, plagosen dy persona!

Shkruar nga Pamfleti

Sherr me thikë dhe sende të forta në Tiranë, plagosen dy

Një sherr me thika dhe sende të forta është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Konflikti mësohet se ka ndodhur në rrugën “Ndre Mjeda” dhe dyshohet për motive të dobëta. Të plagosur kanë mbetur një 46 dhe 69-vjeçar, të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spital.

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një sherri me sende të forta dhe thikë në Tiranë. Policia bën me dije në rrugën Ndre Mjeda, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi B.D, rreth 69 vjeç, ka goditur me sende të forta shtetasin B.M, rreth 45 vjeç, ndërsa ky i fundit ka goditur me një mjet prerës shtetasin B.D. Të dy këta shtetas ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. 

Lini një Përgjigje