Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Kastriot të Dibrës, ku një automjet tip fuoristradë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë.
Si pasojë e aksidentit, janë lënduar 4 persona. Ekipet mjekësore kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë transportuar të plagosurit në spital.
Ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur policia e cila po heton shkaqet e aksidentit, por paraprakisht dyshohet se humbja e kontrollit mbi mjetin mund të ketë qenë shkaktuar nga shpejtësia e lartë ose kushtet e rrugës.
“Sot me datë 09.01.2025, në vendin e quajtur “Pergjegje”, në fshatin Kastriot, shtetasi L.Gj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit të tij dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i automjetit dhe tre pasagjer, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital”, bën me dije policia.
Lini një Përgjigje