Dëshmia maratonë e Nuredin Dumanit, vrasësit me pagesë, sot bashkëpunëtor i drejtësisë në procesin gjyqësor për dosjen “Plumbi i Artë”, vijon me dyer të mbyllura.
Dumani ka rrëfyer disa episode kriminale që janë renditur në dosjen e SPAK, si dhe ka vijuar përplasja mes tij dhe të pandehurve apo avokatëve në proces. Dumani deklaroi se me Festim dhe Petrit Qolin është bërë mik në vitin 2013 e në vazhdim pasi ata paguan avokatin dhe ndërhynë në sistemin e drejtësisë për ta nxjerrë nga burgu me një raport mjekësor si i sëmurë.
Nuredin Dumani deklaroi s lokali i Qolëve frekuentohej nga politikanë e ministra por pa përmendur emra. Nga ana tjetër, Gentjan Sharra ka kundërshtuar një dëshmi të Dumanit, teksa ky i fundit e implikoi në një ngjarje kriminale, pasi në deklarimet fillestare para prokurorëve nuk e kishte përmendur.
Ndërkohë, Petrit Qoli që seancën e kaluar tha se po mbahet në burg pa të drejtë, duke lënë jashtë një grua që e dashuron. Ndërsa në seancën e sotme, tha se do të lutet për dy prokurorët e SPAK të cilët i konsideron si anëtarë të familjes.
Lini një Përgjigje