TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Janar 2025, 13:15

U kapën me drogë dhe eksploziv, arrestohen tre të rinj në Lushnje; një i proceduar penalisht

Shkruar nga Pamfleti

U kapën me drogë dhe eksploziv, arrestohen tre të rinj në

Tre të rinj janë arrestuar në qytetin e Lushnjes, ndërsa një tjetër po procedohet penalisht.

Mësohet se ata janë kapur me lëndë narkotike, kokainë dhe kanabis, lëndë eksplozive dhe armë e ftohtë. Sipas policisë, tre të rinjtë të moshave shisnin lëndën narkotike nëpër shkolla.

Të arrestuarit janë identifikuar si Evis Lace, Ronaldo Kiptiu dhe Adi Mema.

“Sekuestrohen sasi kokaine dhe kanabisi, lëndë eksplozive dhe armë e ftohtë. Në pranga 3 shtetas dhe në hetim 1 tjetër, të cilët posedonin lëndët narkotike, me qëllim shitjen, si dhe sendet e tjera të kundërligjshme.

Komisariati i Policisë Lushnjë, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve dhe punës së inteligjencës policore, me objektiv garantimin e rendit dhe sigurisë në të gjithë territorin e rrethit, finalizoi në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve e DVP Fier, operacionin “Penaliteti”. Gjatë operacionit:

u arrestua shtetasi 32 vjeç, banues në Kuçovë, pasi në automjetin që drejtonte, u gjetën një sasi Cannabisi dhe kallëp lënde e dyshuar eksplozive artizanale;

u arrestua shtetasi 21 vjeç, banues në Lushnjë, pasi iu gjetën doza Cannabisi dhe përforcues grushti;

u arrestua shtetasi 24 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në automjetin që drejtonte, u gjet një sasi Kokaine;

u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetas 17 vjeç, banues në Lushnjë, pasi iu gjetën dhjetëra doza Cannabisi, të cilat nga hetimet e deritanishme rezulton se do t’i shiste në afërsi të shkollave të qytetit të Lushnjës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje