TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Janar 2025, 12:23

Ishte një nga 5 më të kërkuarit në Shqipëri, si e transformoi pamjen Jani Aliaj që u arrestua në Greqi

Shkruar nga Pamfleti
Ishte një nga 5 më të kërkuarit në Shqipëri,  si e
Jani Aliaj

Publikohet fotoja e të shumë kërkuarit të drejtësisë Jani Aliaj, i cili u arrestua 1 javë më parë në Athinë.

Ai u gjurmua nga Interpol Tirana dhe Drejtoria për Marrëdhëniet me Jashtë në Policinë e Shtetit dhe në bashkëpunim me policinë greke e arrestuan për ta ekstraduar në Shqipëri.

Jani Aliaj u arrestua rastësisht mëngjesin e 31 dhjetorit në Athinë. Ai rezulton i dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia shqiptare për vrasjen e Elton Çiços për hakmarrje, ngjarje kjo e ndodhur më 1 Maj të vitit 2016 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Gjatë kontrollit të të dhënave të tij në sistemin elektronik që policët greke mbanin me vete, ka rezultuar se ai mbante një kartë identiteti false greke, me emrin Aleksan Kreshnik me vitlindje 1976 dhe për këtë është shoqëruar në stacionin e policisë Moskato për hetime të mëtejshme.

Nga verifikimi i mëtejshëm në sistem, rezultoi se ai ishte arratisur nga burgu i Korfuzit, më 1 qershor 2015, duke shkelur lejen e rregullt 11-ditore.

Ai vuante dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e një shtetasi shqiptar, plagosje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, për ngjarje të ndodhura në vitin 2006 në Athinë.

Gjithashtu rezultoi se ky shtetas kërkohej në nivel ndërkombëtar për dy raste vrasjesh, të ndodhura në Shqipëri në tetor 2015 dhe maj 2016.

Ishte një nga 5 më të kërkuarit në Shqipëri,  si e
Jani Aliaj, aktualisht

Lini një Përgjigje