TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Janar 2025, 12:36

Tragjedia e 2 motrave shqiptare në Itali, flet kunati: E mbijetuara tha se dikush i hodhi nga kati i katërt

Shkruar nga Pamfleti

Tragjedia e 2 motrave shqiptare në Itali, flet kunati: E mbijetuara tha se

Zbardhen detaje të reja nga tragjedia e dy motrave shqiptare në Genova të Italisë, që ranë nga kati i katërt i pallatit, njëra prej tyre vdiq dhe tjetra mbijetoi.

Kunati i dy motrave tha se kunata që mbijetoi u zgjua nga koma. Ai zbuloi për “News 24”, se menjëherë pasi u zgjua, ajo pyeti për motrën, ndërsa tha se dikush i shtyu, por policia nuk e mori në konsideratë deklaratën e saj, pasi ajo është ende nën efektin e narkozës.

Kunati i të mbijetuarës tha se policia italiane nuk e konsideroi dëshminë e të mbijetuarës, pasi ajo është ende nën efektin e narkozës.

Ai tha se dy janë pistat që po hetohen në Itali rreth tragjedisë së dy motrave.

Pista e parë është ajo e vetëflijimit dhe e dyta e vrasjes. I afërmi u shpreh se ditën e tragjedisë në shtëpi mund të ketë qenë një person tjetër që mund t’i ketë shtyrë motrat dhe t’i ketë hedhur nga kati i katërt.

Lini një Përgjigje