TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Janar 2025, 08:37

Furnizonin lokalet e natës me drogë, arrestohet 20-vjeçari në Shijak; në kërkim shoku i tij

Shkruar nga Pamfleti

Furnizonin lokalet e natës me drogë, arrestohet 20-vjeçari

Policia ka zbuluar dhe goditur një rrjet i shitjes së narkotikëve në Shijak. 

Sipas policsë, në pranga ka rënë 20-vjeçari Antonio Spahiu, ndërsa është shpallur në kërkim 26-vjeçari Fabion Masha, i cili kishte shkelur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi". Të dy shitnin lëndë narkotike në lokale nate dhe në lagje të qytetit të Shijakut.

Gjatë hetimeve, policia ka zbuluar qindra doza të dyshuara lënde narkotike (kanabis sativa) në banesën e 26-vjeçarit, një pjesë prej të cilave ishte në formë boçeje dhe në përpunim për t'u ndarë në doza. Gjithashtu, janë sekuestruar lënda narkotike, një peshore elektronike, një automjet dhe disa celularë.

Hetimi ka zgjatur rreth 4 javë dhe ka përdorur metoda speciale për të zbuluar dhe ndaluar aktivitetin e paligjshëm të shitjes së narkotikëve. 

"Shisnin lëndë narkotike në lokale nate dhe në lagje të qytetit të Shijakut, arrestohet në flagrancë një 20-vjeçar, Antonio Spahiu, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij, një 26-vjeçar Fabion Masha., i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në banesën e 26-vjeçarit, Policia gjeti qindra doza lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, një pjesë në formë boçeje në përpunim për ta ndarë në doza. Sekuestrohen lënda narkotike, 1 peshore elektronike, 1 automjet dhe 3 celularë.

Si rezultat i një hetimi të kryer me metoda speciale, për 4 javë, për një rast të shitjes së lëndëve narkotike, Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shijak, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Repeater”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi A. S., 20 vjeç, banues në Shijak dhe u shpall në kërkim shtetasi F. M., 26 vjeç, banues në Shijak, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi dyshohet se bashkëpunonin për shitjen e dozave të kanabisit, në Shijak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Lini një Përgjigje