TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Janar 2025, 12:25

Vdekja e të miturit në QSUT, reagon policia: 14-vjeçari humbi jetën pas një arresti kardiak

Shkruar nga Pamfleti

Vdekja e të miturit në QSUT, reagon policia: 14-vjeçari humbi

Policia e Korçës ka bërë njoftim zyrtar për vdekjen e 14-vjeçarit Leo Sadiku, banues në fshatin Pocestë të Maliqit.

I mituri humbi jetën në QSUT ku po trajtohej për simptoma gripi dhe COVID-i.

Sipas Policisë së Korçës, 14-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrore në QSUT, pasi ka pësuar arrest kardiak.

“Më datë 08.01.2025, në QSUT, Tiranë, ka humbur jetën, një 14-vjeçar, banues në fshatin Pocestë, Maliq. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën, për shkaqe natyrale (arrest kardiak)”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, nga spitali i Korçës sqarojnë mjekët se 14-vjeçari pasi ka patur një stabilizim shëndetësor në datë 31 dhjetor dhe me dëshirën e familjarëve të tij është larguar nga spitali.

 

Lini një Përgjigje